Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me kontrollet që BKH dhe policia, me urdhër të SPAK, po kryen prej mesditës së djeshme në “Delta Pharma” dhe farmaci të tjera, kryesisht në Tiranë.

Në këtë hetim të ri që ka nisur, po hetohet edhe lidhja që Ilir Beqaj ka pasur ose ka me këto kompani, dhe mënyrën sesi janë lidhur kontrata kur ky i fundit ka qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu mësohet se gjatë periudhës kur mori këtë detyrë, Beqaj ka miratuar një ligj që favorizonte kompanitë farmaceutike.

Kujtojmë se hetimet për këto kompani kanë nisur pas indicieve që SPAK ka marrë lidhur me shkeljet e pretenduara, kur ky institucion drejtohej nga Beqaj. Theksohet se ky është një hetim i ri, i cili nuk lidhet me hetimet e mëparshme për Ilir Beqajn.