Pas miratimit të kërkesës së SPAK nga Gjykata e Posaçme për “arrest shtëpie”, oficeret e Policisë Gjyqësore kanë shkuar në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për t’i dorëzuar vendimin.

Ishte gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi të pranojë kërkesën e dy prokurorëve të çështjes, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.

Nga sot Sali Berisha, do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikqyrje policore dhe nuki do t’i lejohet asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Ish kryeministri Sali Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një bllok pallatesh.