Edicioni në spanjisht i revistës së njohur “Elle”i ka kushtuar një artikull Shqipërisë ku e cilëson si një ndër destinacionet më të rëndësishme europiane për spanjollët gjatë 2024-ës, duke u ndalur në Vlorë, mes plazheve e maleve, lagunës së Nartës e ishullit të Zvërnecit, turizmit kulturor e atij kulinar duke vlerësuar me 5 yje tavën tonë të kosit.

“93% më shumë spanjollë krahasuar me një vit më parë, kanë vizituar vendin tonë gjatë periudhës janar-nëntor 2023”, shkruan kryeministri Rama, krahas artikullit të shpërdarë në faqen zyrtare të Facebook-ut të tij.

Artikulli i “Elle”

Tashmë po bëjmë plane për të udhëtuar këtë vit, më 2024. Shumë prej nesh vendosin paraprakisht destinacionet për Pashkë, fundjavat e gjata të majit, festivalet rajonale, etj, për të përfituar çmimet më të mira të fluturimeve dhe akomodimit.

Ne kemi zbuluar një perlë të vërtetë falë Booking.com që pa dyshim do të bëhet një nga destinacionet më të rëndësishme evropiane në vitin 2024. Vendi perfekt për të shkuar me pushime në plazh, i quajtur “Maldivet Evropiane”.

Por, me shumë më pak orë fluturimi dhe shumë më lirë.

Kjo është Vlora, një qytet i vogël i vendosur në jugperëndim të Shqipërisë dhe 135 km vetëm nga kryeqyteti, Tirana (i cili mund të jetë një udhëtim i mirë ditor nëse doni të ndryshoni rutinën e plazhit) dhe pika e nisjes së Rivierës shqiptare.

Me ujëra blu, male mbresëlënëse dhe të arritshme për të gjithë, ajo ka disa nga plazhet më të bukura në Evropë, duke u bërë kështu Maldivet kontinentale. Mund të jetë një zgjidhje për 44% të udhëtarëve spanjollë që kërkojnë një pushim luksoz me një buxhet të ulët.

Vlora, qyteti i dytë port pas Durrësit, është i famshëm në historinë e vendit të saj sepse aty u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Osmane në 1912.

Nëse dëshironi të bëni pak turizëm kulturor mes kaq shumë plazheve, sigurohuni që të vizitoni Muzeu i Pavarësisë; Tarraca detare e Teqesë së Kuzum Babës, e vendosur në një kodër mbi qytet; xhamia Murade, pranë bulevardit Vlorë-Skelë, në zonën arkeologjike pranë Sheshit të Flamurit; rruga e hebrenjve…

Disa nga destinacionet më të bukura të Vlorës, thesaret e Rivierës Shqiptare janë: Gadishulli i Karaburunit, më i madhi në Shqipëri; Ishulli i Sazanit; parku antik i Orikut, parku arkeologjik i Amantias, si dhe fshatra të bukura bregdetare dhe shpella të paeksploruara në detin Jon, kalaja e Porto Palermos në Himarë. Por nuk mund të mos shihni thesare të mëdha natyrore si laguna e Nartes, ishulli i Zvërnecit apo Triporti. Kaloni urën e ngushtë prej druri në ishullin e Zvërnecit për të parë Manastirin magjepsës të Shën Mërisë.

Vlora po shfaqet gjithashtu si një destinacion kulinarie: pjatat do t’ju lejojnë të shijoni shijen e Italisë përtej Adriatikut, e cila bekon kuzhinën vendase me ushqime të freskëta deti, por nëse doni të provoni një gastronomi tipike shqiptare, zgjidhni tavë kosin, mish qengji të butë të pjekur me oriz në një salcë kosi me erëza.

Ajo që na pëlqen më së paku në Vlorë është se, në një moment, pushimet do të mbarojnë dhe ne do të duhet të kthehemi në shtëpi. Por kjo është një histori tjetër dhe, ndërkohë, ne do të ëndërrojmë për Maldivet evropiane. E dëshironi, apo jo?