Teuta ka kryer goditjen e radhës në merkaton e dimrit, duke prezantuar sulmuesin argjentinas, Rodrigo Fatus. 23-vjeçari është bërë pjesë e ekipit durrsak pasi e mbylli me klubin e Olanços. Më parë ai ka shkëlqyer dhe në Malin e Zi me skuadrat Jezeros dhe Petrovaç. Fatus është bashkuar menjëherë me skuadrën në mënyrë që të jetë gati për takimin e parë të këtij viti kundër Partizanit.

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi, Rodrigo Faust është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Olancho FC, në gjysmën e parë të sezonin. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Rodrigo Faust, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Partizanit. #KF Teuta i uron mirëseardhje sulmesit #RodrigoFaust dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tone”, kanë shkruar durrsakët.