Drejtoria e Përgjithshme Detare ka publikuar një njoftim të rëndësishëm mbi përkeqësimin e motit, duke filluar nga dita e sotme e deri të dielën.

Në njoftimin e DPD i bëhet thirrje të gjitha subjekteve që operojnë në fushën e detarisë, të jenë të pajisur me të gjitha masat e nevojëshme.

Gjithashtu, ndalohet dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Ndërsa, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës së motit të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 08.01.2024.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 05-06-07.01.2024. !

🔴Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

🔴Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.🔺TË NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 05-06-07.01.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 18:00 DATË 05.01.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2.🔹Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

3.🟢Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00të datës 08.01.2024