Një qytetar ka humbur jetën këtë paradite në Gjykatën e Tiranës.

Mësohet se viktima po qëndronte ulur në stol, në momentin kur ndërroi jetë.

Sipas të dhënave të para, mësohet se i moshuari u paraqit në ambientet e gjykatës për të pyetur për datën e gjyqit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për humbjen e jetës të jetë bërë një arrest kardiak.