Avokati i 68-vjeçarit Ilia Drini, i cili ndërroi jetë në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës paraditen e sotme (12 Janar), ka treguar për mediat se i moshuari ishte i pandehur për përndjekje nga ish-bashkëjetuesja.

“E kam ndjekur që në kallëzimin e parë. Ishte kallëzuar nga ish-partnerja pasi e përndiqte I bënin presion familjarët asaj. Nuk e di pse do takoheshin sot”, tha avokati.

Mësohet se viktima po qëndronte i ulur në stol, kur i ka rënë infarkt. Kur ambulanca ka shkuar në institucionin e drejtësisë, mësohet se Ilia Drini kishte ndërruar jetë.