SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, duke kërkuar 4 vite e 6 muaj dënim me burg. Po ashtu kërkohet që për Gjicin të hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Sakaq, për Alma Kaçaj, SPAK ka kërkuar dënim me burg 1 vit e gjashtë muaj, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 1 vit burg.
Kujtojmë se ish kryebashkiaku i Kukësit, u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë, ndërsa akuzohet për korrupsion pasiv.