“Ai është i shqetësuar vetëm për fëmijët e tij”, kështu thotë avokati i 50-vjeçarit që vrau kunatin e tij, pasi i përdhunonte vajzën prej 9 vitesh.
Autori 50-vjeçar i vrasjes në Volos ka mësuar vetëm pak ditë më parë për abuzimin seksual që ka pësuar vajza e tij që në moshën 9-vjeçare dhe shantazhin që pasoi për të mos folur.
Megjithatë, 18-vjeçarja nuk ia ka treguar emrin e autorit, gjë që ka ndodhur pas presioneve të shumta mëngjesin e së martës së kaluar dhe teksa të dy ndodheshin në zyrën e avokatit për këtë rast konkret. Pak orë më vonë, 50-vjeçari mori në dorë ligjin dhe vrau kunatin e tij.
33-vjeçari i kishte vënë syrin vajzës së kunatit që në moshën 9-vjeçare. Fillimisht, duke përfituar nga mungesa e prindërve teksa ata ishin në punë, ai iu afrua fëmijës dhe e ngacmoi verbalisht. Më pas nisi ta përkëdhelte dhe ta prekte në vende të fshehta, ndërsa sapo e mitura mbushi 12 vjeç, ka nisur ta përdhunojë.
“Autori i ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre. I ka ofruar siguri në jetë, i ka mbështetur financiarisht”, tha për avokati i autorit, zoti Vasilikos.
18-vjeçarja që akuzoi viktimën 33-vjeçare si zhvatës dhe përdhunues fëmijësh ka në krah dy motrat e saj. Janë marrë deklaratat e motrës së tyre, ndërsa sipas z. Vasilikos nga hetimi ka rezultuar se edhe persona të tjerë e kanë ditur se çfarë po ndodhte dhe do të thirren për të dëshmuar.
18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog për të menaxhuar ngjarjet që shënuan fëmijërinë e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj dhe seancat intensive do të vazhdojnë. Gruaja e viktimës nuk ka dhënë ende një deklaratë por ka deklaruar një padi civile.