Mario Baloteli është një lojtar i lirë dhe po kërkon një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.Pasi përfundoi aventurën me Breshën, Balotelin mund ta shikojmë përsëri në Serinë A sezonin e ri.
Sipas mediave italiane, Xhenoa është në kërkim të një sulmuesi dhe për këtë arsye drejtuesit kanë “piketuar “ Balotelin.Xhenovezëve nuk do u duhet të shpenzojnë për futbollistin, pasi mund ta marrin atë falas, për shkak se është lojtar i lirë.





