Bashkimi Evropian ka financuar 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

“Tirana dhe Durrësi së shpejti do të jenë më afër se kurrë falë rindërtimit të hekurudhës që lidh dy qytetet. Ky projekt i financuar nga BE me vlerë 35.5 milionë euro do të kursejë kohë të çmuar për udhëtarët dhe studentët dhe do të nxisë bizneset në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë”, shprehet delegacioni i BE-së, në një postim në rrjete sociale, të cilin e shoqëron edhe me një video të projektit.

BE po mbështet Shqipërinë për të përmirësuar rrjetin e saj rrugor, hekurudhat, infrastrukturën detare dhe pikat e kalimit të kufirit.

“Shikoni videon dhe mësoni më shumë në lidhjen vijuese për të mësuar se si #BE po mbështet #Shqipërinë për të përmirësuar rrjetin e saj rrugor, hekurudhat, infrastrukturën detare dhe pikat e kalimit të kufirit: https://youtu.be/NWdAltr7-QM” – shkruhet më tej në postimin e delegacionit të BE-së në vendin tonë.