Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Durrësit zhvilluar pasditen e kësaj të hëne.

Në deklaratën për mediat, ai nënvizoi se krahasuar me mesataren kombëtare, Durrësi ka një performancë më të mirë përsa i takon rasteve të personave të arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje.

Këtë të fundit Balla e cilësoi si “shprehjen më kuptimplotë të arrogancës së elementëve kriminalë ndaj ligjit, shtetit dhe qytetarëve”.

Ai gjithashtu kërkoi rihetim të ngjarjeve të rënda kriminale, të ndodhura në qarkun e Durrësit në 30 vitet e fundit.

“Pjesë e analizës sot ishte edhe rihapja e dosjeve të vjetra, të cilat janë mbi 50 ngjarje të rënda kriminale, por edhe intesifikimi punës së përditshme të policisë për arrestimin e 560 personave të shpallur në kërkim”, tha ndër të tjera Balla gjatë fjalës së tij, të cilën e gjeni të plotë bashkangjitur.