Për shkak të detit të trazuar dhe përkeqësimit të kushteve meteorologjike, është pezulluar lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjellas mbrëmjen e së shtunës.

Dy tragetet e linjës do të nisen në orën 06.00 të mëngjesit të së dielës. I njëjti vendim është marrë dhe nga autoritetet e portit të Barit. Mbrëmjen e sotme tragetet nuk do të nisen drejt Durrësit, duke çuar në pezullim të lundrimeve në të dyja brigjet e Adriatikut për shkak të detit të dallgëzuar me forcë 8-10 ballë.

Ndërsa trageti i linjës Ankona-Durrës operon normalisht dhe pritet të mbërrijë në Durres nesër rreth orës 10:00.

Ndërkohë prej ditës së djeshme deri ditën e hënë (9 – 12 shkurt), është ndaluar dhënia e lejes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar.

Sipas parashikimeve, pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen të hënën pasdite.

Njoftimi:

Si rezultat i perkeqesimit te kushteve meteorologjike DPD njofton se:

🔴Tragetet e linjes Durres-Bari-Durres dhe anasjelltas do te nisen nga portet respektive neser date 11.02.2024 ora 06:00.

🟢Trageti Ankona-Durres operon normalisht dhe pritet te mberrije ne Durres neser rreth ores 10:00

🔴Trageti i linjes Vlore-Brindisi-Vlore do te niset nga porti Vlore neser date 11.02.2024 ora 14:00.

🟢Tragetet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande do te operojne normalisht.

🔷Agjensite respektive te marrin masa per njoftimin e pasagjereve.