Me tensione u shoqërua sot seanca në sallën e gjyqit në ngarkim të 4 adoleshentëve të Gramshit, të cilët vranë bashkëmoshatarin Fatjon Bici.

Ndërsa gjykata ka kërkuar të rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar, një gjë e tillë është refuzuar nga mbrojtja. Familjarët e viktimës kanë qenë në gjendje të rënduar, duke u irrituar për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vlen të theksohet se Gjykata e Elbasanit ka shtyrë ditën e sotme seancën, pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh.