Tirana dhe Teuta kanë barazuar pa gola në “Niko Dovana”, aktin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Te ekipi nga kryeqyteti debutoi në pankinë këtë pasdite, trajneri Erbim Fagu.
Durrsakët e filuan mirë takimin, duke treguar dëshirë të madhe që në minutat e para. Pas gjysmë ore lojë, të besuarit e Edi Martinit lëshuan sinjale të qarta, një goditje e Çyrbjës shkaktoi drithërima në stadium, por vetëm kaq. Takimi u zhbllokua në minutën e 45-të nga Lloci, gjithsesi nuk pati festë te Teuta, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 56-të, bardheblutë flirtuan me golin, me Përgjonin që humbi një mundësi ideale për të shënuar. Një aksion spektakolar, por finalizimi la për të dëshiruar.
Pak më vonë, “Djemtë e Detit” kërcënuan seriozisht portën e mbrojtur nga Kozi, me anë të Filit, me një goditje. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me ekipet që do luajnë fatin e kualifikimit në ndeshjen e kthimit.