Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, pasi është akuzuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.





