Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje, kur për pasojë një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Mes të plagosurve është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Shpërthimi ka ndodhur në një kapanon që po ndërtohej, ndërkohë që dyshohet se shkaku i shpërthimit ka qenë një vinç, që ka prekur linjën e tensionit të lartë.