Këto janë pamjet e para nga shpërthimi që ka ndodhur në momentin kur vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë në Lushnje.
Nga shpërthimi humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe djali i tij, Elidon i moshës 20 vjeç, ndërsa u plagosën 7 të tjerë, mes tyre deputeti i PS-se, Bujar Çela.
Vinçieri humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa djali i tij humbi jetën duke ardhur me ambulancë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.





