Një stuhi historike ka goditur Kaliforninë me 3 metra borë dhe me shpejtësi shumë ta madhe, duke lënë 20,000 amerikanë pa energji elektrike. Një pjesë e vogël e autostradave dhe kalimeve malore janë mbyllur pasi stuhia paraqet një rrezik serioz për jetën. Stuhia është veçanërisht ndëshkuese në rajonin e Sierra Nevada, ku erërat kanë arritur shpejtësinë 305 km/h.

Stuhia u shfaq fillimisht të enjten, ndërsa temperaturat e forta, reshjet e borës dhe stuhitë pritet të vazhdojnë edhe të mërkurën në disa zona. Një nga zonat më të prekura ishte qyteti Truckee pranë liqenit Tahoe në Kaliforni, ku shtëpitë, bizneset dhe automjetet u mbuluan në më shumë se 3 metra dëborë.

Stuhi historike dëbore në Kaliforni, 20 mijë amerikanë pa

Vendasit janë paralajmëruar për një rrezik të lartë deri në ekstrem orteku atje, duke përfshirë zonën më të madhe të Liqenit Tahoe. Sinoptikanët u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë, duke paralajmëruar se do të duhet shumë kohë për t’i shpëtuar ata nëse janë të mbuluar nga bora.