Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të kryeqytetit, pranë Piramidës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete, një “Benz” dhe një “Fiat” që kanë pësuar dëme të shumta materiale.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Por drejtuesi i automjetit tip “Benz” që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.