Policia në Itali ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar në Itali, banues në provincën e Vareses, pasi u kap me lëndë narkotike.
Gjatë një kontrolli rrugor në Castellanza, në via Palermo, pasi kishin ndaluar makinën, policia i gjeti 2.052 kg marijuanë brenda bagazhit, të regjistruar dhe në përdorim nga personi i arrestuar.
Më pas, në kontrollin e shtëpisë , policia në bashkëpunim me efektivët e Seksionit Operativ, gjeti dhe sekuestroi 266 gramë marijuanë, 133 gramë hashash, 1670 euro para të gatshme dhe dy peshore elektronike precize.





