Një arsenal me armë zjarri është zbuluar nga Forcat e policisë në Vlorë, këtë të enjte.
Mësohet se armët janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në një banesë në fshatin Babicë të Vlorës.
Midis armëve është gjetur edhe një snajper.
Ndërkaq, uniformat blu kanë arrestuar një person.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar, dhe nuk dihet se kush është pronari i armëve të zjarrit, ndërsa pritet një deklaratë nga blutë e Vlorës në lidhje me këtë ngjarje.





