Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të Preshevës.
Një shtetas Maqedonas i nacionalitetit shqiptar ka qëlluar me armë një grua nga Serbia në një pike të pagesave rrugore dhe më pas është vetëvrarë.
Gruaja serbe raportohet se është rreth 30-vjeç. Pasi ka qëlluar gruan me tre plumba më pas burri ka qëlluar veten.
Ai nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja është në gjendje të rëndë, konfirmojnë nga spitali i Vranjës.
Policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen.





