Policia ka kapur drogë në një automjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Paraprakisht dyshohet se sasia e drogës e gjetur të jetë rreth 40 kg, e cila ishte fshehur në shasinë e mjetit.

Aktualisht janë duke u shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit dhe disa persona të tjerë të dyshuar.

Policia po shkon edhe në banesat e personave të dyshuar për të kryer komtrolle të imtësishme.