Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte, pranë universiteti “Aleksandër Xhuvani”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet që po qarkullonte me shpejtësi dhe drejtohej nga një 28-vjeçare është përplasur me një automjet me targa angleze që drejtohej po nga një femër, e cila kishte pasagjere të bijën.
Si pasjo e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të plagosura lehtë nënë e bijë që ndodheshin tek automjeti me targa angleze.
Gjithashtu, në atë aks është blokuar dhe qarkullimi për rreth 30 minuta.
Mësohet se Policia ka konstatuar se 28-vjeçarja që dyshohet se shkaktoi aksidentin, ishte në gjendje të dehur dhe është shoqëruar në komisariat.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





