Policia italiane ka arrestuar një 55-vjeçar shqiptar për akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, pasi gjeti rreth 5 kg hashash në mjetin e tij, së bashku me një peshore elektronike dhe 495 euro cash.

55-vjeçari u ndalua pasi ishte duke udhëtuar pa patentë, dhe sipas mediave italiane, ai edhe tentoi të shpëtonte duke i dhënë para efektivëve.

Megjithatë, plani i tij dështoi dhe tani ai është në pritje të seancës gjyqësore me masën e arrestit shtëpiak