Autoritetet policore në Gjermani kanë arritur të identifikojnë tre persona të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit, boksierit nga Kosova, i cili u ekzekutua të shtunën e 9 marsit në Gjermani.

Sipas mediave kosovare, tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë. Vëllai i boksierit, Berat Nimani, ka thënë se do të bëhen publik edhe identitetet e tyre.

“Më kanë informuar që nesër (sot) bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, tha ai.

Sipas informacioneve që ka policia, mendohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.