euta në basketboll për meshkuj mori një fitore me vlera në Korçë, duke mundur me rezultatin e thellë 115-72 Skënderbeun.
“Djemtë e Detit”, ishin superior në parket duke e dominuar kundërshtarin në çdo aspekt dhe marshojnë drejt play-offit.
Basketbollisti i Teutës, Patrick Bacon ishte shënuësi më i mirë i ndeshjes me 27 pikë, ndërsa regjistroi 8 ribaund dhe 9 asiste.
Për Teutën mirë u paraqit edhe Turner me 24 pikë dhe 12 ribaund.
Te Skënderbeu spikati Bruno Topi me 25 pikë dhe Endri Habip me 15 pikë, por të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.
Pas këtij triumfi Teuta ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 27 pikë pas 16 ndeshjesh të zhvilluara, 1 më pak se Besëlidhja në krye me një ndeshje më pak.