Një ngjarje e rëndë është regjistruar në maternitetin e Tiranës. Një grua që ka shkuar për të lindur ka humbur foshnjen e saj.

Denoncimin për ngjarjen e ka bërë në polici shtetasi me iniciale A.Gj., 27 vjeç, bashkëshorti i nënës që humbi fetusin. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A. Gj., 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto). Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.