Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas barazimit pa gola ndaj Vllaznisë në “Niko Dovana”, ku ndër të tjera u shpreh se ky ishte rezultat i drejtë i sfidës, pavarësisht dëshirës së madhe për të triumfuar. Martini u shpreh:
“Ishte ndeshje e tensionuar, të dyja skuadrave iu duheshin pikë. Vllaznia ishte e kënaqur me barazim, ne na duhej patjetër të fitonim. Shihej tensionin në fushë. Të dyja ekipet luanin me topa të gjatë, më i drejtë ishte barazimi në këtë sfidë.
Kërkoja me ngulm të fitoja ndeshjen, mendoja se do të fitonim, duke parë edhe ecurinë e Vllaznisë, gjithsesi ata kanë kualitete, prap nuk jam i kënaqur me rezultatin, duhet të kishim marrë 3 pikë.
Kjo skuadër meritonte më shumë, po të shikosh golat e pësuara në sekondat e fundit dhe penalltitë e humbura, patjetër që do të ishim në katërshe. Fati na ka dënuar në shumicën e ndeshjeve”, u shpreh Edi Martini.