Është vjedhur gjatë natës Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kuçovë. Hajdutët kanë grabitur 2.2 milionë lekë nga arka e pagesave të ujit të pijshëm të UK, Kuçovë.
Hajdutët kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer kasën me levë kanë marrë paratë brenda saj.
Institucioni nuk ka kamera, teksa policia do të kërkojë kamerat e bizneseve pranë UKK për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë ngjarja u zbulua nga punonjësit të cilit ishin ata që denoncuan vjedhjen.