Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale klientes së tij.
Madje, ai bashkëpunon edhe me ish-burrin e saj, me qëllim që të fshehë pasuritë dhe llogaritë bankare nga përpjesëtimi i pasurisë dhe detyrimi ushqimor. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 42 vjeçare, e cila është e divorcuar dhe prej disa vitesh jeton në Londër, Angli.
“Unë dyshoj që avokati që më përfaqëson mua, Pëllumb Isufaj, bashkëpunon me ish burrin. Unë kam bërë gjyq divorci dhe ish bashkëshorti s’ka dhënë detyrimin ushqimor për fëmijët, s’kemi ndarë pasurinë. Për të gjitha këto çështjet mora avokat”, thotë denoncuesja.
Sipas saj, avokati Isufaj është nga Fieri dhe ia kanë rekomanduar për shkak se ky person ka punuar edhe në Zyrën e Përmbarimit.
“Fillova të dyshoj për të kur ishte kapur një shumë në bankë dhe më kanë sorollatur që nga muaji tetor deri në dhjetor 2023 me mendimin që mua t’më mbaronte afati. E kam telefonuar shumë herë, më thoshte e ke 0 lekë. Unë e kisha pagur, 500 mijë lekë plus 200 paund. Madje donte lekët e drekave dhe darkave. Dhe përveç këtyre, donte edhe favore seksuale. Që t’më mbronte në gjykatë. Kështu mendova dhe kështu doli”, pohon denoncuesja.
Sipas saj, ngacmimet seksuale kanë filluar kur ajo ka qenë në Shqipëri në muajin tetor 2023. “Mesazhi i parë ka qenë në tetor 2023 mesa mbaj mend. Ai iku me shpejtësi dhe më thotë unë do të vij në Vlorë, po ti ça do të më bësh mua. U shtanga. Dhe s’e mendova shumë për momentin. I thashë do hamë drekë, ka ardhur i acaruar. S’e kuptova ku donte të dilte dhe më tha më jep lekët e drekës se s’kam kohë. Më ka kërkuar dhurata dhe ia kam dhënë. Të gjitha këto që mendoj besoj se ai i ka bërë se kërkoi favore seksuale” vijon 42 vjeçarja. Më tej shton se avokati i premtoi se do të mbronte punë.
“Unë çdo gjë e kam bërë vetë. Edhe tani, kur kemi gjyqin e përpjesëtimit të pasurisë. I thosha do kërkosh këtë dhe atë. Më përgjigjej se ‘ku e di ti, unë s’jam lodra jote’. ‘Unë s’dal kundra ligjit’”, tha ajo.
Ndërkohë, denoncuesja i vuri në dispozicion emisionit “Fiks Fare” edhe bisedat telefonike mes saj dhe avokatit Isufaj. Në këto biseda, avokati i thotë se ka folur me ekspertë dhe të mos e bënte kundërshtimin e pasurisë. Por, denoncuesja këmbëngul që ai të bëjë disa kërkesa në gjykatë.
“Nuk dal kundra ligjit unë”-, i përgjigjet disa herë.
Në vijim, denoncuesja i thotë se ka folur me noteren dhe duhet të bësh një kërkesë se ish burri ka një pasuri.
“Kush është kjo noterë se mbase dashurohem me të”-, i përgjigjet ai.
Më tej i kërkon denoncueses që noterja të përpilojë kërkesën, të shkruajë objektin dhe t’ia servirë avokatin. “
Unë kam firmën dhe vulën. S’di ta bëj atë kërkesë” i përgjigjet ai.
Denoncuesja pohon se një avokat nuk flet kështu me klienten e vet.
“Si përfundim as nuk erdhi në seancë. Madje, edhe te Përmbarimi ku këmbëngulte se ish bashkëshorti s’ka asnjë llogari bankare. Më thoshte vazhdimisht se i ka 0 dhe u detyrova dhe erdha vetë nga Anglia në Shqipëri. Shkoj në Përmbarim dhe aty ai i përmbarimit e nxori dosjen. Te dosja ishin 11 mijë euro”, pohon ajo.
Ndërkohë, bisedat në Përmbarim i ka regjistruar, ku punonjësit e asaj zyre pranojnë se është bërë “lapsus”.
Pas ankesës, denoncuesja takon avokatin në Vlorë.
“Mos u kruaj shumë me mua se e di ti edhe pse të dashuroj. Unë të acaroj më shumë, që ti pastaj bëhesh nevrike edhe më shkruan kërkesat mua se s’di të bëj unë kërkesat” i thotë ai.
Më pas, tenton ta prekë. Denoncuesja i thotë mos ta preki se do t’i bëjë denoncim.
“Dëgjomë pak e para e punës. Unë kam thirrur një shokun tim avokat, që do jetë ai se unë do iki në Lushnjë. Ju do vini aty dhe do thoni që e kundërshtoni aktin e ekspertimit” i thotë ai, teksa në bisedë pranon se ka marrë pagesë dhe shpërblime nga qytetarja.
Megjithëse flasin për punë, avokati e ka mendjen gjetkë, teksa i kërkon që ”ta fus një çikë këmbën këtu”?
Ai vijon me kërkesat, madje i kërkon edhe telefon.
“Në shtëpi do q… ne? Do puthemi një çikë, do fërkohemi. Edhe po doli se nuk e kam ndonjë problem të madh unë. Gabova unë, m’u ngrit e gabova. Tani kur të zbres aty më është ngritur”, i thotë ai.
Qytetarja i thotë vazhdimisht se kërkon dosjen që ka ai, ndërkoha mendja e avokatit vijon të mos jetë te puna.
“P… p…, do vishesh me të bukura kur të vij unë. Jo me brekë se dua t’i heq vetë brekët. Kush zhvishet sot, më i q … n…. Unë për p… vdes. P… e lekë dua unë. Edhe me para unë nuk ngopem dot. Para dua shumë. Hajt të puç unë” përfundon ai.
Në intervistë, 42 vjeçarja thotë se avokati s’e ka mbrojtur te përpjestimi i pasurisë.
“E bëri kërkesën pa mbledhur asnjë provë. Aty u binda që ai bashkëpunon me ish burrin. Është gjetur një shtëpi gjatë martesës që ish birri s’ma kishte treguar. Avokati s’e kishte futur fare të kërkesa. Më thoshte s’i merr dot, ato janë të atij. Dhe sot e kësaj dite s’ka bërë asnjë kërkesë. Unë lë fëmijët, punën dhe më thotë 5 minuta para që unë s’të përfaqësoj”-, thotë ajo.
Më tej sqaron se në dosjen e Përmbarimit ishte edhe një shtëpi që ish-burri i saj e kishte blerë gjatë martesë dhe avokati nuk ia kishte treguar. Ajo e takon avokatin në Fier.
“E di që je mërzitur, se s’të jam përgjigjur korrekt” i thotë avokati.
Ndërkohë, denoncuesja i thotë se në dosje ka gjetur gjurmë që ka bashkëpunim me ish burrin.
“Ato janë në dosje” i përgjigjet ai, ndërsa denoncuesja i kërkon llogari se përse nuk e lajmëroi.
“Ato ishin atje, ato letra s’i kam parë” i thotë avokati, teksa denoncuesja këmbëngul se ka bashkëpunim mes avokatit, drejtuesit të Përmbarimit në Vlorë dhe ish burrit.
Në këtë takim, avokati pranon se e ka ngacmuar seksualisht klienten. Ajo e pyet se e ka ngacmuar seksualisht, teksa ai i përgjigjet se “po”. Ajo vijon se ai donte të bënte seks me të.
“Dakord, dakord është faji im. Është faji im” i thotë ai, ndërsa shton se “mendja mund të më shkojë në çdo gjë”.
Denoncuesja e pyet disa herë se ai kishte shprehur dëshirë që të bënte seks me të, teksa ai i përgjigjet “ndoshta po”. Në fund, pasi denoncuesja i hoqi prokurën, avokati i thotë se ka 1 mijë euro në llogari, pasi ia ka hedhur ish burri si pension për fëmijët.
“Të kërkoj falje që të kam shqetësuar” ishte fjalia e fundit e avokati
Telefonatë mes denoncueses dhe avokatit Pëllumb Isufaj
Denoncuesja – Po puna është bëj ti kërkesën.
Avokati – Po unë s’bëj kërkesa çfarë do ti. Kërkesa që thotë ligji jo ça thua ti.
Denoncuesja – Po është vetëm ti lejohesh …
Avokati – Po flet shumë, ti e di se jam avokati jot unë do bëhem lodra jote?
Denoncuesja – Jo s’je lodra ime, je i paguar për atë punë. Kërkesë, s’ka ligj këtu. Nuk ka asnjë gjë.
Avokati – S’bëj unë çfarë do ti të thashë! Moj, mos fol shumë se do flas …
Denoncuesja – Po këto duhet t’m’i thuash ti, se e di mirë që duhen! Jo t’më dalësh kundra dhe t’më pengosh.
Avokati – Mos e merr me zjarr se ti nuk e di se çfarë kërkon, nuk di se çfarë kërkon!
Denoncuesja – Kaq mo kaq, këtë që kërkoj unë. Unë mbase s’di se jam budallaqe, unë këtë kërkoj. Unë e di se çfarë duhet të bëj.
Avokati – E di ti, si s’e di ti!
Denoncuesja – Kështu pra bëhen. Kur vete te urdhri, a të ishte pa urdhër ekzekutimi po.
Avokati – Mirë, mirë në rregull, natën e mirë.
Denoncuesja – Nesër mi bëj çik ato kërkesat brenda mundësive.
Avokati – Patjetër nesër, ça ore i do?!
Denoncuesja – Tani unë pyeta noteren, më tha nuk t’i bjen tani dhe s’ta quan gjykata. Ta bën avokati edhe bën kërkesën.
Avokati – Kë ke notere?
Denoncuesja – lërë se kë kam unë notere, ça lidhje ka?
Avokati – Po kam qejf që …
Denoncuesja – Qysh ke qejf, ça qejfi ke?
Avokati – Kam qejf ta dëgjoj nga noterja jo nga ty.
Denoncuesja – Po ça lidhje ke qejf, ti mbase ke shumë qejf.
Avokati – Po mirë unë dashurohem me noteren që ke ti, unë dua ta dëgjoj thashë.
Denoncuesja – Nuk ka lidhje të dashurohesh, unë them bëj këtë se bëhet, këtë dua unë!
Avokati – Më dëgjo çik mua, nuk bëj unë atë që do ti, unë bëj atë që do ligji jo atë që do ti.
Denoncuesja – Jo kjo që më duhet mua.
Avokati – I thuaj çik noteres t’më ndihmojë pak mua, t’ma formulojë pak kërkesën dhe pastaj çoj unë vulën dhe firmën time.
Denoncuesja – Po s’ka punë noterja mo, do vesh ti mo. Je ti, do kërkosh në emrin tim. Ça pune ke me vulën e noteres mo vlla.
Avokati – Jo jo s’dua vulën e noteres unë, se vulën e kam timen unë!
Denoncuesja – Ti nuk e di qysh formulohet ajo?
Avokati – Nuk e di, jo jo po ta dija e kisha bërë!
Zyra e Përmbarimit Vlorë
Denoncuesja – Kam ardhur kam besuar, kam besuar në gënjeshtarë. Unë marr Fitimin (drejtuesin), Fitimi lajmëron ish burrin.
Avokati – Të them një gjë unë? Ky zotëria është vërtetë përmbarues po s’ka përgjegjësi për …
Denoncuesja – S’po them, po bëj muhabet. Erdha këtu direkt (nga Anglia) pa gjumë pa asnjë gjë.
Avokati – Edhe mua do t’më paguash për ditën e punës që më more nga Fieri.
Denoncuesja – Ti merr njëherë ato që ke edhe të marrësh të tjera, dashke edhe ti. Vetëm doni lekë ju. Ato të miat kush i merr?
Avokati – Po edhe ka të drejtë po mos më bërtit se më turpërove në mes të kolegëve.
Denoncuesja – Dhe ça doli?
Përmbaruesi – Është shumë burrë i mirë!
Denoncuesja – Ore Fitimi më gënjeu mua! Erdhi dhe më tha sy për sy …
Përmbaruesi – Po nuk të gënjen …
Denoncuesja – Që s’kemi kapur lekë, kemi kapur 0 bankë. Ja tek është!
Përmbaruesi – S’ka ardhur përgjigja!
Denoncuesja – Qysh doli letra? Para 1 javë, më 30 janë kapur?
Përmbaruesi – S’kishte përgjigje …
Denoncuesja – Po letrën pse s’ma dha mua ai që ishte 0 në bankë?! Se i thashë unë më jep letrën.
Përmbaruesi – Do të të nxjerr unë një dosje që kam kapur unë 20 milionë lekë dhe banka thotë s’ka lekë, ndërkohë që unë e dija që kishte lekë?!
Denoncuesja – Po mirë ai mua s’më dha as 0 as plus.
Përmbaruesi – I kthen banka ashtu moj.
Denoncuesja – Unë s’e mora atë letrën me 0 kurrë!
Përmbaruesi – Për letrën jam dakord.
Drejtuesi – Do ta hap dhe do ta tregoj unë!
Denoncuesja – Pse s’ma nisi o Fitim?
Drejtuesi – Ça ka e ça s’ka.
Denoncuesja – Tani do ma tregosh se erdha, po pse s’ma nise njëherë!
Drejtuesi – Nuk e di të saktë nëse është apo s’është, po do ta hap (dosjen) dhe do ta shikoj.
Denoncuesja – Do ta hapësh se do ma gjesh mua ti se më ke thënë i kapi llogari banka!
Drejtuesi – Kërkoj gjithë itinerarin i them bankës me shkresën me numër kaq, na keni dërguar këto, na keni kthyer këtë …
Avokati – Është bërë kjo gabim po (shkresa me 0).
Drejtuesi – Ky është një lapsus i përmbarueses, po!
Denoncuesja – Unë s’kam asnjë nga këto, e kupton ti! Letra mo letra.
Takimi mes denoncueses dhe avokatit, ku i kërkon favore seksuale
Avokati – Aaaaa, të dua shumë po hajde.
Qytetarja – Ça ke bërë ndonjë gjë?
Avokati – Mos u kruaj shumë me mua se e di ti edhe pse të dashuroj …
Qytetarja – Më ke lodhur një çikë.
Avokati – Janë ca gjëra, që …
Qytetarja – Ça gjërash përshëmbull?
Avokati – Flet budallallëqe në telefon. Unë të acaroj më shumë, që ti pastaj bëhesh nevrike edhe më shkruan kërkesat mua se s’di të bëj unë kërkesat. Ha, ha …
Qytetarja – Mos më prek!
Avokati –Hahaha.
Qytetarja – Se do të bëj denoncim!
Avokati – Dëgjomë pak e para e punës. Unë kam thirrur një shokun tim avokat, që do jetë ai se unë do iki në Lushnjë. Ju do vini aty dhe do thoni që e aktin e ekspertimit …
Qytetarja – Po sot do jesh ti?
Avokati – Po nuk do jem unë.
Qytetarja –Ti e di që dua të mbaroj puna.
Avokati – Do të mbaroj unë, por ça të të them.
Qytetarja – Të kam paguar me paund, të kam paguar me lekë …
Avokati – Po më dëgjo një çikë moj. Do pyes unë dhe do më japësh të gjitha shpenzimet, jo për gjyqin e ndarjes, për gjyqin e kësaj të përpjesëtimit të pasurisë.
Qytetarja – Po këto certifikatat nuk mi bën një çikë ti?
Avokati – Unë i kam dërguar ASHK-së.
Qytetarja –Nuk i ke dërguar. Tani ma thuaj ça ishte ai mesazhi që më shkrove?
Avokati – Ta fus një çikë këmbën këtu?
Qytetarja – Pse më provokon mua ti?
Avokati – Po të provokoj, kam rënë në dashuri.
Qytetarja – 200 paund t’i dhashë direkt.
Avokati –Mi dhe!
Qytetarja –500 me çupën.
Avokati – 100 m’i ke dhënë kur hëngrëm drekë, 50 m’i dhe edhe njëherë tjetër, që më dhe më the kështu. Tani unë këto lekë …
Qytetarja –Dhuratat? Po dhuratat?
Avokati – Mirë ato, që ke prurë se ato ikën, po ato që do sjellësh. Ku e ke telefonin?
Qytetarja – E kam lart në shtëpi.
Avokati – Hajde tani me vëllanë tënd, me zemrën tënde se të dashuroj.
Qytetarja – Më pëlqen që mi thua i kam marrë këto, i kam marrë ato.
Avokati – Do të them edhe më? Më nuk të them dot se kaq më ke dhënë.
Qytetarja – Më the atlete, kostum, të prura edhe atlete.
Avokati – Moj do biesh më ti moj. Do ikim bashkë tani. Moj do të t’i bëj unë të gjitha vetëm më lër se do iki në Lushnje.
Qytetarja – Tani a ke mundësi t’i japim lekë ndonjë gjyqtari, ndonjë gjë, që unë mos të vij fare. Sa të bën ty?
Avokati – Për çfarë do t’i japësh?
Qytetarja – Ti mbaroj të gjitha se më ngelin merak. I njeh gjyqtarët, marrin lekë?
Avokati – Hajde, hajde ikim. Hajde, ja makina. Do vemi, do vemi të q… tani?
Qytetarja – Ule, ule zërin.
Avokati – Pu pu pu. Në shtëpi do q… ne? Do puthemi një çikë, do fërkohemi. Edhe po doli se nuk e kam ndonjë problem të madh unë. Gabova unë, m’u ngrit e gabova. Tani kur të zbres aty më është ngritur.
Qytetarja – Tani dosjen do t’a kem unë?
Avokati – Do t’a kesh ti.
Qytetarja – Po
Avokati – P… p…, do vishesh me të bukura kur të vij unë. Jo me brekë se dua t’i heq vetë brekët.
Qytetarja – Hë?
Avokati – Po, po kush zhvishet sot, më i q … n…. Unë për p… vdes. P… e lekë dua unë. Edhe me para unë nuk ngopem dot. Para dua shumë. Hajt të puç unë.
Takimi mes denoncueses dhe avokatit Pëllumb Isufaj në Fier
Denoncuesja – Më ke mërzitur.
Pëllumb Isufi – E di!
Denoncuesja – Ça di ti?!
Pëllumb Isufi – Të të kam mërzitur.
Denoncuesja – Për ça?
Pëllumb Isufi – Në lidhje me punën. Që s’të jam përgjigjur korrekt.
Denoncuesja – Tani dua t’më thuash vetë.
Pëllumb Isufi – Urdhëro?!
Denoncuesja – Se në dosje kam gjetur gjurmë që ka bashkëpunim me ish burrin. Ti je i sigurt që s’ke gjë?
Pëllumb Isufi – Unë as nuk e di fare, as nuk e njoh.
Denoncuesja – Nuk ka letra greke në dosjen tuaj për pasuri në Greqi?
Pëllumb Isufi – Mi ke sjellë, mi ke dhënë ti ato!
Denoncuesja – Letra greke unë? Jo! Po jo, unë dosjen e morra nga Bilbili (përmbaruesi) direkt.
Pëllumb Isufi – Aq, aq …
Denoncuesja – Bashkëpunim me Fitimin (drejtuesin e Përmbarimit).
Pëllumb Isufi – Unë? Unë as Fitimin s’e kam takuar.
Denoncuesja – Ti si ke parë?
Pëllumb Isufi – Ato i kam parë.
Denoncuesja – Pse s’më vë në dojeni, çfarë janë këto letra greke?
Pëllumb Isufi – Ato ishin në dosje!
Denoncuesja – Po, po ça janë s’i ke parë ti?
Pëllumb Isufi – Besoj se duhet të jenë letrat e Greqisë.
Denoncuesja – Pse s’u bërë çudi ça janë këto letra greke dhe për çfarë i dua unë këto letra greke. T’m’i jepje mua meqë s’dije.
Pëllumb Isufi – Ndoshta është faji im. Ishin ato!
Denoncuesja – Ti e di shumë mirë, se njëra është e përkthyer në shqip. Ti e di shumë mirë?
Pëllumb Isufi – Unë ato letra as s’i kam parë dhe po t’më thoshe ti o Pëllumb ku je, ku i ke letrat? Unë ato letrat …
Denoncuesja – Unë s’e dija.
Pëllumb Isufi – Kush i ka prurë ato?
Denoncuesja – Bashkëpunuesi jot.
Pëllumb Isufi – Jo. Po mirë ato i bie që mund ti ketë prurë ai tjetri.
Denoncuesja – Po shumë bukur pse s’më njoftove.
Pëllumb Isufi – Këtë s’e di! Këtë nuk ..
Denoncuesja – Ti e di shumë mirë. Dhe letrat që kemi bërë te Përmbarimi je ti bashkëpunues me Fitimin (drejtuesin e Përmbarimit).
Pëllumb Isufi – Jj …
Denoncuesja – Po, po të më ikte mua e drejta e lekëve. Se thoshit 0, 0, 0, 0 se do hanit këtij. Sa të ka premtuar? Sa lekë të ka premtuar? Sa lekë do merrje Pëllumb Isufaj?
Pëllumb Isufi – (Qesh)
Denoncuesja – Nuk po qesh!
Pëllumb Isufi – Unëëë nëse di dëgjon ndonjë fakt me shumë të drejtë.
Denoncuesja – Faktet i kam në çantë unë!
Pëllumb Isufi – Ato letra i kam gjetur …
Denoncuesja – Më ke ngrënë kohë, më ke ngrënë lekët.
Pëllumb Isufi – Dakord, lekët ti kam ngrënë ato që më ke dhënë ti.
Denoncuesja – Më ke bërë dhunë psikologjike, më ke stresuar.
Pëllumb Isufi – Ke shumë të drejtë.
Denoncuesja – Më ke lënë pa punë, po rris 3 fëmijët vetëm. Ke bashkëpunuar me ish burrin tim. Më ke bërë …
Pëllumb Isufi – Të kam bërë!
Denoncuesja – Më kë dhënë provokim seksual.
Pëllumb Isufi – Mirë dakord. Dëgjo mua, ti ke të drejtë. Dëgjo Pëllumbin këtu …
Denoncuesja – Doje lekë edhe për seks?
Pëllumb Isufi – Mirë, dakord, dakord!
Denoncuesja – Të thërras për çfarë, që të jesh avokati im për çfarë?! Se nuk arritët ato bashkëpunimet që kam kaq kohë! Kam kaq kohë, doje të bëje seks edhe me mua?!
Pëllumb Isufi – Të marr një …
Denoncuesja – Doje të bëjë seks Zotëri me mua?
Pëllumb Isufi – Mirë, dakord, dakord!
Denoncuesja – Nuk është e vërtetë?
Pëllumb Isufi – Dakord, është faji im, është faji im.
Denoncuesja – E pranon?
Pëllumb Isufi – Është faji im.
Denoncuesja – E pranon që doje të bëje seks me mua?
Pëllumb Isufi – Tani mendja mund të më shkojë çdo gjë, po …
Denoncuesja – Ma ke shprehur?
Pëllumb Isufi – Mirë në rregull si të duash ti. Ndoshta e kam shprehur, por …
Denoncuesja – S’ka ndoshta, po – jo!
Pëllumb Isufi – Nuk e mbaj mend! në rregull s’të them gjë unë. Të më falësh për shqetësimin që të kam bërë.
Denoncuesja – Po ju paska paguar që shumë mirë ju sa edhe lekët e kalamajve juve, që ka një Zot që …
Pëllumb Isufi – Ooo kur të vesh atje (te Përmbarimi) ose foli Fitimit më duket se …
Denoncuesja – S’kam punë me njeri unë.
Pëllumb Isufi – Jo, jo o ti ka hedhur nja 1 mijë euro në llogari ai (ish burri) o janë atje.
Denoncuesja – Ka 10 vjet ai.
Pëllumb Isufi – Tani moj tani këto ditë.
Denoncuesja – Kush mi ka hedhur Fitimi?
Pëllumb Isufi – S’e di, i ka paguar ai ndoshta, sa muaj që ke …
Denoncuesja – Pse ma thua sot mua ti?
Pëllumb Isufi – Si të them unë, me Fitimin fol kur të them unë ty.
Denoncuesja – Qëparë, tani, dje, 1 javë. Po do më thoshte ik gërricu. Po do më kërkojë, do bëjë provokime seksuale. Kishe kohë për të tjera ti. Tani, tani që të hoqa unë si avokat.
Pëllumb Isufi – Të të them një fjalë unë?
Denoncuesja – Po.
Pëllumb Isufi – Të kërkoj falje që të kam shqetësuar, natën e mirë!