Delegacioni i BE në Shqipëri ka reaguar për sulmin që iu bë gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj. 

Delegacioni dënon ashpër sulmin, teksa shprehen se siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënime është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

BE po ashtu shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri. 

“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”,-thuhet në reagimin e BE.