Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore KU nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 24 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor. Kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.