Një lajm i trishtë vjen nga Lorenco Vila teksa daja i tij është ndarë nga jeta. Lajmin e njofton vetë sulmuesi me një postim në Instagramin e tij.
“Tu prehtë shpirti në paqe Daj”, shkruan Vila teksa ndan një foto të të ndjerit.
Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por një lajm i tillë sigurisht është një fatkeqësi për këdo. Redaksia e Durrëslajm i shpreh ngushëllimet më të sinqerta lojtarit, familjes dhe miqve të afërt për humbjen e njeriut të tyre të dashur.