Elton Vata është portieri që surprizoi gjithë Superioren. 26-vjeçari fitoi vendin e titullarit në javën e 21-të të kampionatit, pikërisht në janar, ndërsa fatet e sezonit filluan të ndryshonin për Teutën. Vata luajti në total 17 ndeshje si titullar ku në 11 prej tyre nuk ka pësuar gol. Statistikë mbresëlënëse kjo, teksa kujtojmë se në të tjerat është mposhtur 6 herë. Vata flet për sezonin e tij të mirë, por dhe për sezonin në planë ekipor.
Teuta e mbyll kampionatin në vendin e 6-të, jeni i kënaqur me këtë sezon?
Sezoni në Durrës në fillim nuk ishte edhe shumë i mirë, pasi nuk kishim rezultate në ndeshjet e para dhe kjo ndikoi disi dhe ishim në fund. Më pas, në ndeshjet në vijim, mendoj që bëmë shumë mirë, treguam një forcë të madhe karakteri arritëm të ngjiteshim lart në renditj edhe hoqëm një siklet të madh siç ishte vendi i fundit.
A e shihini këtë sezon si dështim?
Nuk ka dështime në futboll. Ka ditë të mira e të këqija. Disa ditë t’i je i aftë. Nuk je disa ditë të tjera i aftë. Kështu që s’mund të themi është dështim. Bëmë mirë, por që nuk arritëm në fund të ishim në Europë.
11 ndeshje pa pësuar gol. Si ndiheni?
Është një vlerësim i veçantë, kur mendoj se kam kaluar momente jo të lehta. Jam ende i ri dhe kjo do të thotë që do tëvazhdoj të jem në mes më të mirëve. Falënderoj trajnerin Rizvani dhe shokët e skuadrës. I vetëm nuk mund të fitosh kurrë asgjë. Dua ta ndaj këtë vlerësim me mbrojtësit, pasi për mua ata janë shumë të rëndësishëm.
Kemi parë një Vata, të qetë në katërkëndor, por dhe disa momente i përfshirë?
Realisht jam i qetë në karakter, preferoj të flas pak, pa i dhënë panik skuadrës, preferoj t’i lë të qetë, kështu argëtohen edhe ata. Frytet e punës shihen me kalimin e kohës, kemi pasur durim,tani shihen rezultatet. Nëse nuk do të rrezikonim, të gjithë ndeshjet do të mbylleshin në barazim pa gola. Më pëlqen që të flas kur doduhet dhe të luaj me këmbë, që të jem në ndeshje.
Sa i rëndësishëm është pasioni për një portier që dëshiron të arrijë rezultate të mëdha?
Shumë, duhet të bësh gjithmonë diçka më shumë për të arritur diçka. Një portier me stimuj, nëse arrin të transmetojë karakterin e duhur, shikon shokët që lidhen shpirtërisht me ty, e luftojnë për ty e për skuadrën. Kjo mund të bëjë diferencën.