Të premten më 17 maj ka nisur “Seaside Sandart”, një aktivitet tre ditor që po zhvillohet në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku marrin pjesë artistë nga Shqipëria, Kosova, Kina, Italia, Armenia etj.
Skulpturat e veçanta prej rere të krijuara nga këta artistë kanë tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe qytetarëve të Durrësit, teksa disa pamje të punimeve i ka publikuar sot kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako.
Juria që do të bëjë përzgjedhjen e tre çmimeve fituese përbehet nga pesë anëtarë profesionistë të mirënjohur brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Ky aktivitet zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë Durrës dhe nën kujdesin e Studio Inceptio dhe Klubi Rotaract Durrës.