Brandon Mechele, mbrojtësi i Belgjikës që luan me Club Brugge, ka dalë pozitiv me COVID-19. Në takimin kundër Danimarkës ai ishte në stol dhe frika që ndonjë lojtar tjetër mund të jetë infektuar ekziston.

Vetë Federata Belge e Futbollit ka njoftuar se ditën e sotme të gjithë futbollistët do t’i nënshtrohen tamponit sërish, për të parë nëse ka ndonjë tjetër futbollist që është me COVID-19.

Sa i takon Mechele, ditën e djeshme ai është larguar nga skuadra do të izolohet. Shpresohet që mos të ketë lojtarë të tjerë te Belgjika të prekur nga koronavirusi.