Kosova nuk ia doli të merrte më të mirën në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, teksa fillimisht barazoi me Moldavinë ndërsa më pas pësoi një disfatë 1-2 në shtëpi ndaj Greqisë.

Ndërkohë, sot bëhet e ditur se autori i golit të parë për helenët ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Dimitrios Limnios është fatkeqi, i cili tashmë ka marrë masat për të mos përhapur virusin, ndërsa bëhet i dyti te kombëtarja greke që e pëson nga koronavirusi. I pari ishte Tsimikas, i cili para ndeshjes me Kosovën rezultoi pozitiv.

Sakaq, me rastin e konfirmuar të Limnios, ky i fundit bëhet i dyti që infektohet me koronavirus pasi i shënon Kosovën.

Kjo kishte ndodhur më parë edhe me autorin e golit të Moldavisë që pas ndeshjes me Dardanët, u desh që të izolohej. Një rastësi e çuditshme kjo e cila ka ndodhur në dy ndeshjet e para të Kosovës në Ligën e Kombeve.