Përfundon me humbjen e kuqezinjve sfida e dytë e vlefshme për Ligën e Kombeve mes Shqipërisë dhe Lituanisë. Pas triumfit në transfertë ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë e Edi Rejës, do të tentojnë një tjetër triumf, për t’u konsoliduar në vendin e parë.
Një pjesë e parë për t’u harruar për kuqezinjtë që nuk e goditën asnjëherë portën, ndërsa miqtë rrezikuan seriozisht dy herë, fillimisht në minutën e 10-të me anë të Kazlauskas. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të gabim amatoresk nga kuqezinjtë, lituanezët kalojnë në avantazh me anë të Gazlaukas. Ndërkohë që miqtë nuk gabuan dhe shënuan.
Ndërkohë që aktualisht Shqipëria mban vendin e dytë në grup me 3 pikë, ndërsa pas ka Bjellorusinë dhe Lituaninë. Lituania është kundërshtar jo i panjohur për ne, pasi historiku tregon se jemi përballur katër herë me ta. Dy fitore të Shqipërisë dhe po kaq të Lituanisë, duke mos e llogaritur fitore e sotme.





