Autori i dyshuar i ngjarjes në Dhërmi Gerald Shehu është arrestuar në Greqi, ndërsa policia është duke vijuar kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit Eraldo Novruzit, i cili dyshohet se u qëllua në një hotel në Dhërmi.

Mwsohet se 31-vjeçari po kërkohet në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, ku mund të jetë hedhur. Vrasja ka ndodhur në hotel dhe më pas turpi dyshohet të jetë hedhur diku në zonë.

Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre, pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike. Të dy kishin njohje dhe po planifikonin të hapnin një biznes.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30 të së enjtes. Gerald Shehu, bashkëpronar i një hoteli në Dhërmi, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri mbi Eraldo Novruzit, 31-vjeç nga Tirana, i cili punonte si recepsionist në hotel. Deri tani, 31-vjeçari vijon të jetë i zhdukur, ndërsa Shehu është arrestuar në Greqi.