Makina me targa angleze e autorit të dyshuar për vrasjen e recepsionistit të një hoteli në Dhërmi është gjendur në një parkim në qytetin e Sarandës.

Disa orë më parë është bërë i mundur edhe arrestimi i Gerald Shehut, në aeroportin e Korfuzit në tentativë për tu arratisur drejt Anglisë.

Viktima Eraldo Nevruzi, recepsionist i një hoteli, dyshohet se është vrarë me armë zjarri pak pas mesnatës në Dhërmi.

Sipas policisë, Shehu e ka qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin  në një nga dhomat e hotelit dhe pasi ka zhdukur trupin, është arratisur drejt vendit fqinj, Greqisë.

Autori i ngjarjes, Shehu është bashkëpronar i hotelit ku ndodhi krimi.

Dy janë pistat paraprake të hetimit, një për konflikt banal të çastit dhe tjetra për njohje të mëparshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, viktima dhe autori jetonin e punonin.