Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin A. L., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithjashtu, uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç, banues në Durrës, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. R., 35 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa produkte në një supermarket.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.