Këtë pasditë Erseka dhe rrethinat janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe breshërit.

Kryesisht zonat që më së shumti janë prekur nga breshëri janë rrëzë malit të Gramozit, në Rehovë Starje dhe Prodan.

Siç raportojnë banorët, breshëri zgjati deri në 20 minuta dhe po sipas tyre mendohet të ketë bërë dëme në drufrutorë.

Do të jenë grupet e punës që do të zbresin në terren ditën e hënë për të evidentuar dëmet.