Një 66-vjeçar ka humbur jetën sot në plazhin e Spillesë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pasi 66-vjeçari ka pësuar infarkt në momentin që ka hyrë në det.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në Spille, shtetasi M. H., rreth 66 vjeç, banues në Lekaj, Kavajë,
dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.