Kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, ka reaguar për herë të parë pasi u emërua Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. 

Në një postim në rrjetet sociale, Rutte u shpreh se është një nder i jashtëzakonshëm të emërohesh Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. 

“Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive”, tha ai, ndërsa shtoi më tej se udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e merr lehtë. 

Ndër të tjera, Rutte u shpreh mirënjohës ndaj aleatëve që besuan tek ai. I ndalur tek paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg, Rutte shpreht se ai i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit. 

“Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohem Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë. 

Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i tij Jens Stoltenberg, i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur një admirim të madh”, shprehet ai.