Nga Myzejen KONDURI
Me dhimbjen e cdo Shqiptari që psherëtin mes lotësh per ndarjen nga jeta të Kolosit të Letërsisë Shqiptare e mallkojnë vdekjen…i bashkohem kësaj dhimbje , me këtë shkrim homazh … Po ISMAIL KADARE, me Mrekullitë e Penës së Tij Universale , mbuluar me Mantelin e Lavdisë, do mbetet i Pavdekshëm.
Gjeniu Kadare, me elegancën e Gjuhës Shqipe, perkthyer ne 40 gjuhe të Globit, shkëlqeu me fuqinë e forcës së fjalës, e gjuhën e figurshme që lartëson virtytet e Popullit Tonë, mbetet i freskët në kohë.
Ndikimi i forces së Mesazheve te Kolosit te Vargjeve e Prozës , unikal në Modelin Krijues, do ti përcillet Brezave. KADAREJA, do të mbetet Institucioni i Frymëzimit, Edukimit me Artin Elegant që na ka bërë Krenar si Komb në mbarë Botën me kënaqësinë emocionale që i ka dhënë lexuesve.
Vlerat Artistike të Gjeniut, shtjelluar me stilin Kaderjan, me Mendjen e Tij të Mprehtë e Talentin e Pakrahasueshëm, e ka vënë , në Piedestalin e Krenarisë Kombëtare . Fuqia e Temave e Personazheve që nga ” Kronikë në Gur”, ” Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, ” Dimri i Vetmisë së Madhe” ” Kështjella”, ” Darka e Gabuar” ” Gjakftohtësia” etj Shkëlqeu anëembanë Globit.
Ndërgjegja e Tij Individuale, Patriotike ,për të kaluarën e të tashmen, ku disa ngjarje , Ismail Kadare i ka përjetuar në kohë të shkuar e të tashme, bërtet e na paralajmëron, që të jemi të ndërgjegjshëm përballë Vetes & Historisë.
I Madhi Kadare, nuk heshti edhe kur Kosova përplasej në kurthet e Politikës së Errët të Serbisë..
Me Identitetin e Tij, ISMAIL KADARE, është bërë Emblemë e Artit Shqiptar në Botë.
Jo rrallë, Ai zgjidhte Vetminë që në kontakt me Frymëzimin, sillte Magjinë e Ngjarjeve që lëvizin në kohë.
Perlat e Krijimtarisë së KADARESË, do të jenë Vlera te Trashëgimisë për Brezat.
Helena, Oksigjeni i Gjeniut Kadare, me lotët e dhimbjes e vetullngrysur nga zemerimi pse Vdekja ia mori Dashurinë e Jetës, do të strehohet në Madhështinë e Dashurisë së saj të vetme .
Dy Vajzat e Tij të Mbara, te pafajshme në këtë humbje, do të frymojnë me lotët margaritarë për Babain e Shtrenjtë që i ka mbuluar me Krenari.
Të zgjedhësh Fjalët më të Arta, për Kolosin Ismail Kadare, janë pak.
Mëndjendrituri , Atdhetari Kadare, do të mbetet një nga Korifejtë e Nënë Shqipërisë…e Kombit Tonë