Lojtari më i ri i Shqipërisë Armando Broja u shpreh se dëshiron të aktivizohet disa minuta për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve me Lituaninë. Në konferencën për shtyp së bashku me lojtarin e Olimpia Ljubjanës Endri Çekiçi, futbollisti i Çelsit i huazuar te Vitese tregon se dëshiron të realizojë sa më shumë gola në Hollandë dhe të marre vend te Çelsi. Broja shtoi se Balaj, Sadiku dhe Cikalleshi, shokët e rinj të kombëtares i kanë dhënë shumë Shqipërisë. Ai tregon se ka karakteristika të tjerë si sulmues nga 3 lojtarët e repartit të sulmit të Shqipërisë.
“Lëviza në Hollandë te Vitese sepse ka format të mirë për sulmuesit tjetër. Është mirë për mua sepse jam 18 vjeç, më duhen minuta. Stërvitja po shkon shumë mirë. Jam një vit. Pas një viti, mbase kthehem te Çelsi dhe luaj në Premier Ligë”,- tha Broja.
Ndërsa futbollisti i Olimpia Lubjanës Endri Çekiçi nuk e fshehu gëzimin e grumbullimit për herë të parë me kombëtaren A. Në konferencën e ditës së sotme së bashku me Armando Broja, lojtari pogradecar tregoi se nuk e kishte menduar se do të thirrej në një kohë së bashku me Rei Manaj, Kejdi Baren dhe Qazim Laçin, me të cilët ka qenë shokë skuadre te Shqipëria U21.Çekici shtoi se duhet të ketë ambicie të tjera tashmë që u thirr për herë të parë te Shqipëria.
“Kisha vite që e prisja. Është ëndërr e kthyer realitet. Tani që u plotësua ëndrra, duhet të kem ëndrra të tjera. Që nga dita e djeshme që i jam bashkuar ekipit, duhet ta tregoj pse jam këtu. Mbase trajneri mund të mbështetet tek unë. Jam i lumtur që jam këtu. Në fillim më erdhi lista e pritjes, nuk e humba besimin për asnjë moment. Po vija pas një sezoni të mirë, e nisa mirë sërish, isha i bindur që në një moment do të vinte ftesa”, deklaroi Endri Çekiçi.





