Disa pushues u sulmuan nga peshkaqenët në plazhet e Teksasit dhe Floridës më 4 korrik Siç raportohet një 26-vjeçar u kafshua nga një peshkaqen në New Smyrna Beach, Florida, të premten. I riu u kafshua nga peshkaqeni në këmbën e tij të majtë, ndërsa notonte. Pas ngjarjes, ai është transportuar menjëherë në spital. 

Ky sulm erdhi pothuajse 24 orë pasi një 21-vjeçar nga Ohio u kafshua në New Smyrna Beach ndërsa luante futboll në ujë të enjten pasdite. Në Teksas, katër persona u ndeshën me një peshkaqen teksa shkonin në ujërat e ishullit Padre Jugor në festën e Ditës së Pavarësisë.