Teuta fiton Superkupën e Shqipërisë duke mposhtur në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” kampionët e Shqipërisë Tiranën me rezultatin 1-2.
Skuadra e drejtuar nga Edi Martini gjunjëzoi dy herë brenda një muaji kampionët e Shqipërisë pasi fituan dhe Kupën e Shqipërisë ndaj bardhebluve.
Rubin Hebaj ishte heroi i “djemve të detit” duke realizuar dopietë personale në këtë takim. Dy gabimet e Tiranës në pjesën e parë i kushtuan titullin e Superkupës Tiranës. Edhe pse durrsakët mbetën me 10 lojtarë pas daljes së Renato Arapit me dy kartona të verdhë në minutën e 66-të dhe golit të Tiranës me Vrapin, Teuta diti ta mbronte triumfin duke fituar trofeun e dytë sezonal. Tashmë, Teuta do të përqëndrohet tek ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Europës në 17 shtator kundër Granadës.
SUPERKUPA E SHQIPËRISË
Stadiumi “Elbasan Arena”
Ora 20:00
FT: TIRANA-TEUTA 1-2
Vrapi 75′ / Hebaj 22′, 33′





